Dikur vrisnin me motoçikleta, një ndër to edhe ekzekutimi i bujshëm i bankierit Santo në 2014

Deri në vitin 2009 të gjitha vrasjet në Shqipëri kishin një tjetër model. Autorët e krimit përdornin motoçikleta. Kishte një arsye. Ato ishin të gjitha pa pronar. Në Shqipëri deri në këto vite, mund të përdorje një motor jo vetëm pa patentë por edhe pa e vendosur pronësinë. Edhe kur gjendej ndonjë motor në ndonjë vendngjarje, ligjërisht nuk mund të akuzoje askënd sepse nuk mund ta vërtetojë dot, nëse ai ishte pronari i atij sendi.

Duke qenë se ishin kthyer në një makth për të gjithë, kryesisht jo vetëm për vrasje, por për grabitje të shumta. Në atë kohë qeveria dha urdhër pasi dëgjoi specialistët e duhur që të targoheshin të gjithë motoçikletat, dhe çdo drejtues motoçiklete të kishte patentën e duhur. Si gjithmonë në Shqipëri, askush nuk i merr seriozisht si fillim vendimet e qeverisë ndaj pjesa më e madhe vazhdoi qarkullimin pa e regjistruar atë.

Për dy vite, nga viti 2007 deri në 2009, policia e qarkullimit bllokoi dhjetëra mijëra motoçikleta, ndërsa sekuestroi 8 mijë e 300 të tillë të cilët kishin hyrë si të vjedhur në Shqipëri, dhe askush nuk mund të dokumentonte më pas blerjen e tyre. Në fakt, ajo ngjalli disi zemërim tek përdoruesit e thjeshtë edhe ata që ishin me kubikë të vogël, por çfarë prodhoi brenda vitit!

Prodhoi një ulje të krimit të vrasjeve me masën 20 përqind, ndërsa uli me një përqindje të konsiderueshme grabitjet në rrugë. Sërish në 2008 u përdoren motoçikleta në vrasje, por pjesa më e madhe e tyre u identifikuan, dhe për këtë arsye autorët e krimit të rëndë po kërkonin ndërrimin e modelit të tyre. Me motoçikletë ishin më të lirshëm për ta kryer krimin.

Largoheshin më shpejt nga vendi I ngjarjes, nuk zbuloheshin dot kurrë nga kamerat për shkak të skafandrës qe mbanin, e të tjera elemente që I mbronte vrasësit aso kohe nga kjo metodë. Ndërsa në 2009, të gjithë pothuajse hoqën dorë nga kjo mënyrë e të kryerit të vrasjeve, pasi targat binin në sy menjëherë, dhe përveç targave, binte në sy lloji i motorit i cili në ndonjë moment mund të ishte një prototip I veçantë për shkak të ngjyrës, fuqisë kubike dhe markës që përdorej.

Pjesa më e madhe në atë kohë kishin në pronësi për të kryer krime motoçikleta të markës Suzuki dhe Yamaha por numri i tyre sidomos në kryeqytet ishte i vogël dhe jo vetëm informatorët e policisë por edhe policët e qarkullimit rrugor I njihnin pronarët e këtyre motoçikletave. Nga 2009 deri në 2014 pothuajse të gjithë po hiqnin dorë nga kjo mënyrë e ekzekutimit. Derisa për të bërë një ndër vrasjet më të bujshme, tronditëse apo shokuese përdorën sërish një motoçikletë. Në vrasjen e bankierit Santo. /MCN TV/

SHKARKO APP