“Dil njëherë e duku o lali Eri, nuk merr më vota!” Banorët e “Pjetër Budit”ankesa për rrugën pa trotuar

Rrugët janë kthyer në makthin e qytetarëve. Një ndër to është dhe rruga “Pjetër Budi” një aks pa trotuar e ngushtë dhe e amortizuar. Qytetarët fajësojnë Kryebashkiakun, i cili nuk i kushton vëmendjen e duhur lagjeve të kryqeytetit.

Ky segment prej vitesh është kthyer në një shqetësim të madh për banorët.

Rrugë pa trotuare, duke e kthyer në stres kalimin në të.

“Të rregullojnë rrugën! Nuk ka trotuar, asgjë.Rrugët janë shumë të ngushta.”

“Ka thënë do ta bëj bahçe me lule, shikoje rrugën që kur është shtruar para 20 vitesh, është masakër. 2 km nga qendra.”

Banorët akuzojnë Kryebashkiakun, i cili nuk kujtohet për lagjet por vetëm qendrën.

Sipas tyre problemet nuk zgjidhen vetëm duke mbjellë pemë.

“Lali Erit thuaji se e more edhe këtë radhë se nuk pate kundërshtar se nuk merr më vota ai. Dil njëherë e duku o Lali Eri!”

Ky aks është problem dhe për drejtuesit e mjeteve, të cilët thonë se paguajnë taksat dhe shërbimi që marrin janë rrugët e amortizuara.

E gjithë rruga “Pjetër Budi” prej vitesh është në këtë gjendje, ndaj dhe apeli i qytetarëve shkon për asfaltimin sa më parë. /Ora News

“Dil e duku o lali Eri, nuk merr më vota!” Banorët e “Pjetër Budit”ankesa për rrugën pa trotuar

SHKARKO APP