”Dimër i ashpër”, kryebashkiaku i Korçës kërkon një bord për caktimin e çmimit për drutë

Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo parashikon një dimër të vështirë sa i takon ngrohjes së popullatës me dru zjarri.

Duke qenë se bashkia ka një dimër të ashpër që fillon më herët dhe mbaron me vonë se bashkitë e tjera, i ka paraprirë situatës, duke përllogaritur që vete bashkia siguron 10-15 për qind të sasisë së nevojshme të druve për stinën e dimrit.

Një nga masat që ka propozuar kryebashkiaku i Korçës është që ministria e linjës të ngrejë një bord të ngjashëm si ai i karburanteve për të frenuar abuzimet me çmimin e druve të zjarrit.

Aktualisht çmimi i një metër dru zjarri varion minimalisht nga 5500 lekë deri në 7 mijë lekë.

SHKARKO APP