Dimër i vështirë nga Covid-19, Brataj: Ka rritje të të prekurëve

”Dimër i vështirë dhe rreziku i infektimit me Covid-19 është më i lartë tani sesa në verë”. Kështu thotë njëri prej anëtarëve të Komitetit të Ekspertëve për Covid-19, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. “Normal do jetë dimër i vështire. Ka më rrezik tani”, thotë ai. Shqipëria ka numrin më të lartë të infektuarve në 24 orë, dhe numrin më të lartë të pacientëve në të dy spitalet Covid. “Shqipëria nuk do zgjedhe rruge tjetër veç asaj që ndjekin të gjithë vendet e tjera”, tha ai. Sipas tij, gjithçka varet në ndërgjegjen e individëve, të cilët më shumë e përdorin maskën për tu ruajtur nga gjoba, ndërsa lokalet janë të rrallë ato që respektojnë distancën 2 metër.

SHKARKO APP