Dimër por Viti i Ri do jetë me diell

Në ditët e fundit të vitit 2019, shqiptarët do t’i shoqërojë moti me diell por me temperature të ulëta. Sipas meteorologëve temperaturat do zbresin nga kjo e shtunë duke kulmuar në ditën e ndërrimit të viteve, ku në veri dhe juglindje do të ketë reshje dëbore.

”Temperaturat do të jenë të ulëta në mëngjes ku në zonat malore të shënohen vlerat -5,-6 ndërsa vlerat maksimale pritet të shënohen përgjatë shtrirjes perëndimore me 10-11 gradë. Këto do të jenë reshje në formë dëbore, por në sasi të pakta”.

Madje dhe në ditët e para të vitit 2020 do të përjetojmë temperatura të ulëta por sërish me diell. Temperaturat e ulëta rikthejnë rrezikun për shfaqjen e virozave, ndaj mos neglizhoni këshillat e mjekëve për një veshje që përballon temperaturat.

SHKARKO APP