Dimri do të jetë i sigurtë! Raporti për 2019/2020: Projektohet mjaftueshmëri energjetike
Dimri këtë vit projektohet i sigurtë nga ana e mjaftueshmërisë energjetike, thonë parashikimet më të fundit të rrjetit europian të operatorëve të transmetimit, në raportin e 2019/2020.
Sa i përket dimrit 2019/2020, në Shqipëri nuk ka ndonjë ngjarje apo çështje të parashikuar të rrezikojë mjaftueshmërinë e sistemit. Në përgjithësi, mjaftueshmëria e sistemit do të përmbushet nga gjenerimi i hidrocentraleve dhe importi.
Vitet e fundit, ka pasur një rritje në kapacitetin e gjeneruar të instaluar; rrjedhimisht, varësia e Shqipërisë nga importi është paksa e reduktuar”-thuhet në raport për vendin tonë.
Sa i përket rrjetit të transmetimit, raporti projekton kapacitete të mjaftueshme për të përballuar importert dhe eksportet ndër-kufitare. Në tërësiën e tij, dimri i këtij viti nuk parashikohet problematik.
Por nga ana tjetër, shifrat tregojnë se, i gjithë dimri, me përjashtim të javës së fundit të marsit dhe fillimit të prillit, do të ketë importe. Pra, vendi ynë e ka të pamundur të plotësojë nevojat pa ndihmën e importeve gjatë stinës së ftohtë në kushte normale, e aq më pak në kushte ekstreme, kur edhe nevoja për energji elektrike prek majat.
Këtë e tregon qartë grafiku, ku nevoja për import ilustrohet me vlerat në territor negativ.
/SCAN