Dimri nuk do të ikë, do bjerë 40 cm borë

Kjo javë nuk ka lajme të mira nga moti. Tirana do të jetë e përfshirë nga reshjet e shiut, në malësi do të ketë reshje dëbore. Bora dhe ulja e ndjeshme të temperaturave do të ndihet në të gjithë Shqipërinë. Temperaturat do të shkojnë deri nën 0 gradë në zonat malore.

Madje sipas Meteoalb në verilindje të vendit dëbora, në zonat malore do të arrijë mbi 40 centimetra.

Java që kaloi në zonat e ulëta dhe bregdet temperaturat kishin mbërritur deri në 25 gradë në mesditë, duke kaluar edhe temperaturat mesatare të muajit mars.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në zonat e ulëta dhe bregdet termometri gjatë kësaj jave dhe në mesditë nuk do t’i kalojë 18 gradët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?