Dinamika/ Atentat bosit të lojërave të fatit, vritet badigardi, rëndë në spital miku i tij

Ndërsa bodigardi i tij, Rigers Gaxha, i cili i ka dalë para në momentin që ka parë atentatorin, ka mbetur i vrarë pasi është goditur në kokë dhe në trup me pistoletë. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur rëndë edhe miku i Ervis Martinajt, shtetasi Lerat Hasa, i cili, sipas mjekëve të Spitalit të Traumës, ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi ka plagë të rënda në organet e brendshme.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:50, në ambientet e një lokali në pronësi të biznesmenit Redi Popesku, në zonën e ishBllokut. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, por ndërkohë atentatori kishte arritur të largohej.

Policia dyshon se ai mund të jetë larguar me motor, me ndihmën e ndonjë personi tjetër, pasi në kohën kur ndodhi ngjarja, rruga ka qenë thuajse tërësisht e bllokuar nga trafiku. Forca të shumta policie rrethuan për orë të tëra vendin e ngjarjes, ndërsa të tjerë sekuestruan serverët e kamerave të sigurisë pothuajse në të gjitha bizneset rreth vendit të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

MJEKET

Swiss Digital Mobile Reklama

Burime zyrtare nga Spitali i Traumës thanë se i plagosuri i parë, që ka mbërritur aty, ka qenë shtetasi Ervis Martinaj, i cili ka marrë një plagë në qafë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën pas ndërhyrjes që i është bërë.

Megjithatë, për një ndërhyrjeje më të specializuar, ai është transportuar në një spital privat mesnatën e djeshme. Nga ana tjetër, mjekët thonë se paraqitet mjaft kritike gjendja për të plagosurin tjetër, Leart Hasa. Ai është dërguar aty me ambulancë afro 40 minuta pasi kishte ndodhur ngjarja. Të njëjtat burime thanë se Hasa ka plagë të shumta arme zjarri në bark, stomak, zorrë, mëlçi, madje edhe në gojë.

Deri në orët e vona pas mesnate ai ka qenë duke iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në Spitalin e Traumës dhe mjekët thanë se po bëhet e pamundura për ta mbajtur në jetë, megjithëse gjendja e tij është shumë kritike. Përveç plagëve të shumta në trup, pasi plumbat i kanë dëmtuar edhe disa organe jetësore, i plagosuri ka humbur edhe shumë gjak.

POLICIA NË SPITAL

Dhjetëra forca Policie, madje edhe forca speciale të armatosura me automatikë, blinduan mbrëmë Spitalin e Traumës. Në hyrje të Urgjencës ishin rreshtuar dy kordonë me forca të armatosura, që verifikonin çdo person që kërkonte të futej brenda apo qoftë edhe të interesohej për të plagosurit. Madje, mbrëmë në orët e vona, një person që po interesohej për gjendjen shëndetësore të Ervis Martinajt, jo vetëm që nuk u lejua që të futej brenda, por u shoqërua menjëherë nga Policia. Burimet thanë se përveç masave në Spitalin e Traumës, janë ngritur pika kontrolli në disa zona të kryeqytetit për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit.

HETIMI

“Më datë 04.10.2018, rreth orës 21:50, në zonën e ishBllokut, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy shtetas dhe një tjetër ka mbetur i vrarë. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, ky ishte i vetmi njoftim zyrtar që dha mbrëmë Policia e Tiranës. Ndërsa në vendin e ngjarjes u panë të pranishëm drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, që ndoqën nga afër të gjitha veprimet hetimore. Burimet thanë mbrëmë se objektiv i atentatit me një të vrarë e dy të plagosur dyshohet se ka qenë Ervis Martinaj, i cili mbeti i plagosur. Martinaj është një emër i njohur për problemet që ka pasur me drejtësinë, por edhe si biznesmen i lojërave të fatit. Emri i tij është lakuar në disa çështje. Rasti më i bujshëm është ai i vrasjes së Enton Nikajt në Linzë të Tiranës, ngjarje për të cilën ai edhe u arrestua. Në momentin e ngjarjes ai ka qenë prezent. Ai u akuzua për moskallëzim krimi dhe Gjykata e Tiranës e dënoi me dy vjet burg, por Apeli vendosi prishjen e këtij vendimi për të dhe dy persona të tjerë që akuzoheshin për të njëjtën vepër penale. Ndërsa autori kryesor i kësaj ngjarjeje, shtetasi Emiljano Tasho, u akuzua për vrasje dhe u dënua me 14 vite burgim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?