”Diploma fallco dhe doktorantë për 6 muaj”/ Shahini: Iku koha kur PD…

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini gjatë interpelancës së thirrur në Kuvend u shpreh se zgjedhjet për Universitete do të zhvillohen më 30 korrik. Sipas saj, Ministria e Arsimit në këtë rast ka rol ceremonial dhe universitetet janë të lira dhe gati për të organizuar vetë zgjedhjet.

Sipas saj, roli i MASR për zgjedhjet e autoriteteve dhe organeve drejtuese në universitete është minimal. ”Shteti ka për detyrë të sigurojë autonominë e universiteteve, rrjedhimisht të respektojë faktin që këto institucione do të zhvillojnë vetë zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Në fund të qershorit, rektorët e universiteteve publike më shprehën pamundësinë për të vijuar normalisht punën në IAL, pasi mandatet e tyre u kishin skaduar. Këtë na e konfirmuan edhe studentët e shumtë që nuk merrnin shërbimet e duhura për shkak të skadimit të mandateve të udhëheqësve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përmes një postimi në facebook, ministrja sulmon PD-në. ”Ka kaluar faza kur PD lejonte hapjen e universiteteve “kioska” që jepnin diploma fallco dhe prodhonin doktorantë për 6 muaj. Këto janë mbyllur nga qeverisja e PS-së dhe janë vendosur standarde në përfitim të gradave shkencore”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Postimi i plotë

Në interpelancë parlamentare ku sqarova edhe një herë se roli i MASR për zgjedhjet e autoriteteve dhe organeve drejtuese në universitete është minimal. Shteti ka për detyrë të sigurojë autonominë e universiteteve, rrjedhimisht të respektojë faktin që këto institucione do të zhvillojnë vetë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Roli gati ceremonial i caktimit të datës së zgjedhjeve i është deleguar Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë nga vetë IAL-të përmes rregulloreve të zgjedhjeve. Edhe caktimi i datës 30 korrik është kërkesë e vetë IAL-ve.

Në fund të qershorit, rektorët e universiteteve publike më shprehën pamundësinë për të vijuar normalisht punën në IAL, pasi mandatet e tyre u kishin skaduar. Këtë na e konfirmuan edhe studentët e shumtë që nuk merrnin shërbimet e duhura për shkak të skadimit të mandateve të udhëheqësve. Duke marrë parasysh që deri më 7 gusht vijon procesi mësimor dhe ai i provimeve, si dhe është liruar transporti publik, rektorët më kërkuan të caktoj datën 30 korrik për mbajtjen e zgjedhjeve.

Në tashmë kemi nisur një punë kolosale në kuadër të “Paktit për Universitetin” në funksion të përmirësimit të cilësisë së arsimit të lartë dhe jetës studentore, por e gjithë kjo punë nuk do të japë rezultatet e duhura nëse IAL-të nuk reflektojnë të njëjtin vullnet për shërbime të mira ndaj studentëve, dhe nëse në krye të IAL-ve nuk kemi njerëz me integritet të lartë akademik.

E kemi tejkaluar tashmë fazën kur PD lejonte hapjen e universiteteve “kioska” që jepnin diploma fallco dhe prodhonin doktorantë për 6 muaj. Këto janë mbyllur nga qeverisja e PS-së dhe janë vendosur standarde në përfitim të gradave shkencore. Ka ende shumë punë për t’u bërë. Prandaj, meqë jemi edhe një javë para zgjedhjeve në universitete, u bëj thirrje të gjithë zgjedhësve – pedagogëve dhe studentëve – që të votojnë kandidatët më të mirë, në mënyrë që IAL-të të drejtohen nga drejtues me integritet, të zellshëm dhe të kenë vizion të udhëheqin me institucione që ende nuk janë reformuar plotësisht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?