Diplomatë amerikanë në gjyqin e biznesmenit

Diplomatë amerikanë morën pjesë në gjyqin ndaj biznesmenit Arbën Çekaj dhe 2 të pandehurve të tjerë të akuzuar për trafikun e 613 kilogramë kokainë të kapur në Maminas.

Para trupit gjykues, Çekaj tha se ka kërkuar praninë e ndërkombëtarëve, në këtë proçes të cilin e konsideron një falsë. ”Kërkova ndërkombetarët pasi ju nxituat për ta mbyllur këtë proces farsë. Më keni dhënë garanci në Gjermani për proçes të rregullt ligjor dhe nuk më jepni mundësi të mbrohem”. Sakaq trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën e radhës për më 4 mars.

Më 21 shtator, Arbër Çekaj doli para gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila konfirmoi ‘arrestin me burg’ për biznesmenin e bananeve që u arrestua në Gjermani dhe u ekstradua në Shqipëri pasi akuzohet për 613 kg kokainë të kapur në portin e Durrrësit.

SHKARKO APP