Diplomatja amerikane për negociatat: Shpresojmë që BE të thotë PO për Shqipërinë

Ambasadorja e ShBA, Yuri Kim, ka komentuar rekomandimin pozitiv të Komisionin Europian për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në një postim në twitter, Kim thotë se procesi i pranimit në BE dhe reformat që kërkon do ta bëjnë Shqipërinë më të fortë.

Diplomatja amerikane e mbyll postimin me urimin që BE ti thotë PO për Shqipërinë në samitin e Zagrebit në mars.

Ne raportin paraprak ë Komisionit Evropain, që rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke vlerësuar pozitivisht përparimin e vendit.

Në dokument thuhet se Shqipëria ka rritur përpjekjet dhe ka treguar rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore.

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, në një postim në twitter u shpreh se  dy vendet e Ballkanit Perëndimor kanë dhënë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme.

Pas miratimit në shkurt të metodologjisë së rishikuar për procesin e pranimit, ne sot po prezantojmë përditësimet tona për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ato tregojnë se vendet e kanë rritur punën e tyre dhe kanë dhënë rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore të identifikuara në Konkluzionet e Këshillit të qershorit 2018. Komisioni i mbështet fort rekomandimet e tij për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe unë shpresoj që Shtetet Anëtare do të marrin një vendim pozitiv përpara Samitit Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor në Zagreb, në maj.”

SHKARKO APP