Diplomimi, Denaj me studentët e UBT-së: Po nisin udhën e tyre profesionale

Në Universitetin Bujqësor të Tiranës, këtë të martë u zhvilllua ceremonia e diplomimit të 1,475 studentëve. Në këtë ceremoni ishte e pranishme edhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, rektori Prof.Dr. Fatbardh Sallaku, pedagogë, studentë, etj.

“Agronomë, veterinerë, zooteknikë dhe teknologë ushqimorë të rinj, të cilët sot realizuan një ëndërr të madhe. Tani, janë gati të nisin udhën e tyre profesionale, duke kontribuar për një vizion të përbashkët drejt “Bujqësia 2030” dhe “Shqipëria 2030”, që na afron edhe më shumë me Bashkimin Evropian” , tha Denaj në një postim në rrjetet sociale.

Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) vijon të jetë zgjedhja e duhur për të rinjtë që duan të kenë një karrierë të qëndrueshme. UBT është një institucion lider i arsimit të lartë në vend, ku shkenca dhe studentët shkëmbejnë ide me aktorë të ekonomisë dhe politikës për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe mjedisor të shoqërisë sonë.

SHKARKO APP