Disa çiklistë përplasen në aksin Kuç-Qeparo, dy prej tyre mësohen se janë në gjendje të rëndë
Teksa garonin në edicionin e 81-të të turit çiklistik të Shqipërisë, disa çiklistë janë përplasur në aksin Kuç-Qeparo.
Ka disa të lënduar, ndërsa dy janë në gjendje të rëndë. Çiklistët u përplasën teksa po kryenin etapën e katërt të këtij edicioni, etapë e cila përfshin itinerarin Vlorë-Himarë-Llogara.
Edicioni i 81-të i çiklizmit startoi më datë 20 të këtij muaji. Aktualisht, zhvillohet etapa e katërt dhe pritet të zhvillohet dhe etapa e pestë dhe e fundit e cila starton nesër në orën 10:00 nga Vlora për në Fier.
Garat vlejnë gjithashtu për Olimpiadën e Parisit, ndërsa turi çiklistik i Shqipërisë njihet edhe nga federata ndërkombëtare.