Disa foto që flasin me shumë se 100 konferenca për tolerancën fetare

 

Kryeministri Rama kishte ftuar në Ditën e Flamurit, në kryeministri, përveç përfaqësuesve politikë, diplomatikë, medias e biznesit edhe përfaqësues nga komunitetet fetare në Shqiperi. Fotografi ka kapur shumë foto gjatë takimit, porse disa foto flasin sa 100 konferenca për tolerancën fetare.

Shikojeni:Janë krerët e komuniteteve fetare; myslimanë, bektashijë, katolikë e ortodoks që rrijnë e bisedojnë me njeri- tjetrin sikur të ishin të komunitetit të mikut përballë. Pra si miq. E ka thënë bukur Papa Francesku se në Shqiperi ka vëllazeri fetare dhe duhet marrë shembull në gjithë Botën. Ndërkohë që bota po përballet me ekstremistët fetarë këtu në Tiranë jepet ky shembull që  vjen jo për formë apo fasadë, por është një realitet i përditshëm.

SHKARKO APP