Helmohen nxënësit në Bulqizë, një e mitur niset me urgjencë drejt Tiranës
Disa nxënës të një shkolle 9-vjeçare “Godvi” në Bulqizë janë helmuar, duke përfunduar në spital.
Një vajzë të mitur e klasës së 8-të, është nisur me urgjencë drejt Tiranës, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.
Siç raporton “BalkanWeb”, nxënësit kanë ndjerë një aromë të rëndë në klasë dhe më pas kanë shfaqur marrje mendsh, dhimbje koke dhe të vjella.
Mjeku i Spitalit të Bulqizës ka thënë se pritet të mbërrijnë në spital edhe nxënës të tjerë të helmuar. Nga të dhënat e para, mësohet se nxënësit e shkollës 9-vjeçre janë helmuar me pelet, që përdoret për ngrohjen përmes kaldajave.