Disa të shoqëruar por asnjë i dyshuar për hedhjen në erë të shtyllës së tensionit të lartë

Policia e Krujës shoqëron disa persona për vendosjen e tritolit në shtyllën e tensionit të lartë në Fushë Krujë.

Por pavarësisht shoqërimeve, uniformat blu nuk kanë ende një të dyshuar konkret për ngjarjen pasi ngjarja ka ndodhur në një zonë malore dhe nuk ka dëshmitarë okular.

Ngjarja u raportua paraditen e 7 janarit. Eksplozivi ishte vendosur në këmbën e një shtylle 400 kv të linjës së tensionit të lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtylla e dëmtuar me nr 58 ndodhej në Fushë Krujë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë informoi se nga shpërthimi ishtë dëmtuar një nga këmbët e shtyllës dhe fatmirësisht jo e tëra, çka do sillte pasoja të mëdha në furnizimin me energji.

Skuadra e OST arriti të riparonte shtyllën gjatë pasdites së djeshme.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?