Diskriminimi me rindërtimin/Zhupa në familjen Nozlli: Bashkia përjashton më të varfrit, rindërton për militantët

Në fshatin Gropje të Tiranës, Riza Nozlli jeton së bashku me bashkëshorten dhe vajzën në një shtëpi të shkatërruar tërësisht nga tërmeti i 26 nëntorit. Shirat kanë rrezikuar shembjen e mureve duke rrezikuar jetën e familjarëve. Ata thonë se Bashkia i ka skualifikuar nga procesi i rindërtimit dhe nuk i ka dhënë as bonus dhe as ndihma. Bashkëshortja e Rizait rrëfen se ka shkuar të aplikojë por askush nuk e ka ndihmuar.

”Tërmeti i 26 nëntorit e shkatërroi shtëpinë dhe sa herë që bie tërmet 3 ballë, siç ka rënë, vazhdon dhe bie muri. Bashkia na futi tek DS2 dhe kur e kemi formësuar nuk e dinim se na kishin vendosur aty, sepse i vendosnin me laps sipër, e firmosja unë pastaj ata shkruanin. Në Bashki na thanë se jeni të skualifikuar. Nuk kam se ku të rri këtu. Tre anëtarë familje ne rrimë në një dhomë. Shiu binte brenda në shtëpi dhe rrinim zgjuar nga frika se shembej faqja e murit. Nuk kemi marrë bonus dhe as një kg sheqer. Asnjë kokërr oriz, zero”, tha ajo.

Familja e cila prej 14 muajsh jeton nën mëshirën e fatit, nuk mban më asnjë shpresë tek qeverisja e Edi Ramës. Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, teksa pa nga afër situatën e rëndë në të cilën jeton familja Nozlli theksoi se kjo qeveri dhe Bashkia Tiranë kanë dështuar duke e treguar qartë këtë.

”Pak metra më poshtë qeveria po i rindërton shtëpinë e Lul Agës i cili ka vila tre katëshe. E kam denoncuar këtë fakt në Fortuz. Ndërsa ju këtu që keni nevojë për të futur kokën në një vend të sigurt, nuk ju pranojnë në institucione. Edhe 90 ditë ju kanë mbetur. Me datë 35 prill merr fund dhe e drejta juaj do të shkojë në vend dhe ne do të kthehemi për t’ju dhënë atë që ju takon dhe për t’ju rindërtuar shtëpinë siç ju takon. Qeveria e re do të kujdeset për ju siç e meritoni dhe jo duke ju lënë në mëshirë të fatit. Sepse ata e kanë hequr komplet vëmendjen ndaj qytetarëve dhe ata e kanë vëmendjen tek mafia, tek paratë e veta, të shkojnë të hanë dreka e darka në Dubai dhe e kanë humbur vëmendjen nga qytetarët”, tha Ina Zhupa.

SHKARKO APP