Diskriminon romët, Rama në Laç: Ju kam qejf se bëni hare dhe shumë kalamaj
Kryeministri Edi Rama, gjatë një vizite në Laç, për të parë nga afër dëmet dhe punën që po bëhet për banorët e prekur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, ka quajtur ”të zi” disa nga banorët e Laçit, të cilët ishin pjesë e komunitetit rom. Në një formë që nuk i kishte ndodhur Ramës asnjëherë në takimet me popullit që trasmetohen live në ERTV, kryeministri u detyrua të largohej nga takimi me pretekstin se e pret ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio, ndërkohë që banorët vijuan t’a ndiqnin deri në dalje për t’i kërkuar shpjegime për zgjidhjet. Në Laç kryeministri nuk ia doli dot me batuta.
Pjesë nga biseda
Burri: Jam 56-vjeç dhe kam gjithë jetën me qera.
Rama: Qenkemi moshtar. Ti je si shpirt (e puth në ballë). Ç’ke prapë do ta rregullojmë shtëpinë dhe me qera do jesh ti.
Burri: Po s’na i japin ne shtëpitë me qera.
Rama: Çfarë thua ti? Pronari që do i rregullojmë shtëpinë, do ta ketë kush që do të ta japë prapë ty me qera.
Burri: Vëre dorën në zemër edhe për romët.
Rama: Sa i dua unë romët s’i do njeri. Ju keni zemrë të madhe, muzikë, harem, bëni kalamaj. S’ankoheni fare ju. Bëni jetë.
Burri: Unë kam plakën 82 vjeçe në çadër. Dua një dhomë hoteli për plakën.
Burri largohet dhe më pas Rama e thërret që t’i japë çelësat e hoteli
Rama: Bjere çik atë të ziun, ku iku ai? Ku është ai i ziu mër, nga më iku?
Burri vjen dhe kryeministri i jep çelësat e hoteli për nënën e tij!
Burri: Faleminderit shumë
Rama: Merri çelësat, çoje plakën në hotel!