Diskutim për votën e emigrantëve dhe teknologjinë në zgjedhje, kreu i KQZ Celibashi takon kreun e OSBE-së, Vincenzo Del Monaco

Kryetari i Komisionit Qendror  të Zgjedhjeve, Ilirjan Calibash ka zhvilluar një takim këtë të mërkurë me Kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco.

Nëpërmjet një postimi në në Twitter, Kreu i KQZ-së theksoi se në këtë takim janë diskutuar dy çështje prioritare siç është ajo e implementimit të teknologjisë në zgjedhje dhe mundësimit të votimit nga jashtë të emigrantëve.

Postimi i plotë:

“Së bashku me Nënkomisioneren Lealba Pelinku e njohëm Ambasadorin @VincenzoDelMon3 me hapat e ndërmarrë për përgatitjen e procesit zgjedhor, ku u fokusuam në dy çështjet prioritare; implementimin e teknologjisë në zgjedhje dhe mundësimin e votimit nga jashtë të emigrantëve”.

Bashkë me Nënkomisioneren zj. Lealba Pelinku pritëm në takim Kreun e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadorin…

Pubblicato da Ilirjan Celibashi su Mercoledì 16 dicembre 2020

SHKARKO APP