Diskutimi/ Politikanë pa vizion në ekonomi: Situata ekonomike rrjedhojë e mungesës së strategjive

Situata ekonomike ne te cilën ndodhet vendi morri vëmendjen kryesore të disa prej ekspertëve kryesorë të ekonomisë në vend, si Presidenti i `UET` Selami Xhepa, pedagogu i të njëjtit universitet, Gent Beqiri, apo Pajtim Melani, si dhe përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Dorjan Teliti. Ekonomia duket të jetë në një cikël tkurrës.

“Pra ekonomia ka hyrë në një trajektore tkurrjeje të theksuar, e cila mund të motivohet në shumë arsye. Arsye që lidhen me fondamentet e ekonomisë që nuk funksionojnë, klima e biznesit gjithashtu dhe aktiviteti investimeve i cili është topitur. Nuk është thjesht klima politike dhe trazirat e këtij viti ato që nuk kanë lejuar investimet të vinin një vit më parë. Të mos i parcializojmë gjërat. Kemi mungesa konsistente dhe mungojnë investitorë të rëndësishëm. Tregu ka shitje dhe blerje pronash, ka transferim, konsolidime pronash.  Pse bëhen konsolidimet, sepse rriten kostot fikse, zvogëlohet aktiviteti ekonomik dhe e kanë të pamundur të mbijetojnë.” – u shpreh presidenti i UET, Selami Xhepa.

Kjo duket se vjen kryesisht për shkak të mungesës së politikave të qëndrueshme, atyre për zhvillim.

“Ne duam të përmirësojmë shëndetësinë, por kemi vetëm pediatër. Kemi nevojë edhe për një mori elementësh që të japin drejtimin e ku duhet të shkohet në të ardhmen. Kjo bëhet me ekonomistë dhe jo me diskutime boshe, që nuk kanë në thelb ekonominë, pasi dhe vetë politika është ekonomi e aplikuar.” – u shpreh Genti Beqiri.

“Ligjet jo se nuk ndryshojnë, por nuk bëhen në orientimet e duhura. Ne jemi në garë me të tjerët edhe pse një ekonomi e vogël. Ne krahasohemi me veten, por edhe me vendet e rajonit. Dhe vendet e tjera të rajonit politikat e tyre ekonomike i bëjnë jo për një apo dy muaj, por për afatin e mesëm dhe të gjatë”- tha në fjalën e tij Dorjan Teliti.

SCAN

SHKARKO APP