“Diskutuam për 5 qershorin”, Soreca takon kreun e KQZ, Celibashi
Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka takuar ditën e sotme kreun e Komisionit Qendror Zgjedhor Ilirjan Celibashi.
Soreca ka shkruar në Twitter se kanë diskutuar me njëri-tjetrin për marrëveshjen e 5 qershorit, si dhe për mënyrën se si Europa mund të sigurojë ndihmë teknike përpara zgjedhjeve të 25 prillit.
“Urime sot Celibashi për emërimin e tij si Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve. Ne diskutuam sfidat e rëndësishme me të cilat përballet KQZ-ja për të zbatuar me shpejtësi reformën zgjedhore të 5 qershorit , si dhe mënyrën se si Europa mund të sigurojë ndihmë teknike përpara zgjedhjeve të prillit të ardhshëm,” shkruan Soreca në postimin e tij.