Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, thirrja që shkon për qeverinë

Tema e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit për këtë vit është “Blackout May”, që shërben si përkujtues sesi do të dukej një ditë pa media. Gazetarët, organizatat dhe shumë qytetarë kanë postuar në rrjete sociale për këtë ditë, e cila gjithashtu i dedikohet gazetarëve që kanë humbur jetën në kërkim të së vërtetës.

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit shënohet që nga viti 1993, e vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e cila shërben për t’u bërë thirrje qeverive për nevojën e respektimit të përkushtimit të tyre për të siguruar lirinë e shtypit.

Drejtori i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, risolli në vëmendje se në shumë vende, gazetarët dhe punonjësit e medias përballen me censurë, abuzim, ngacmim, ndalim dhe madje vdekje, thjesht për të bërë punën e tyre. Ndaj ju bën thirrje qeverive të bëjnë gjithçka që kanë në dorë për të mbështetur një media të lirë, të pavarur dhe të larmishme.

SHKARKO APP