Dita Botërore e Mjedisit, Veliaj: Në 3 vjet Tirana më miqësore me mjedisin

Mbjellja e mbi 120 mijë pemëve, nisma për reduktimin e qeseve plastike dhe shtimi i korsive të biçikletave e kanë kthyer Tiranën në një qytet miqësor me mjedisin. Ardhja e biçikletave të para Mobike do të sjellë një revolucion në mënyrën se si do të lëvizim në Tiranë, duke qenë se përdorimi sa më shumë i tyre do të ndikojë drejtpërdrejtë në uljen e ndotjes në kryeqytet.

Të gjitha këto janë lajme të mira që vijnë në Ditën Botërore të Mjedisit. Ndërkohë, sot, disa të rinj, të shpërndarë në pika të ndryshme të Tiranës, zgjodhën një mënyrë origjinale për të falenderuar qytetarët që kishin zgjedhur biçikletën si mjet lëvizës, duke iu dhuruar atyre, në shenjë mirënjohje, llamba LED miqësore me mjedisin e që kursejnë energji, si dhe nga një çantë beze për të zëvendësuar qeset plastike.

Nismës iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se mënyra më e mirë për të festuar Ditën Botërore të Mjedisit është të japësh një kontribut konkret në mbrojtje të ambientit. ”Më vjen mirë që, për herë të parë, nuk po kritikojmë, por po shpërblejmë ata që janë sjellë mirë me mjedisin”,-tha Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veliaj vlerësoi vendimin e marrë nga qeveria shqiptare për të ndaluar përdorimin e qeseve plastike, të cilat do të ulin ndjeshëm ndotjen. Ai shprehu bindjen se ka ardhur koha që Tirana dhe Shqipëria të jenë pararendëse në ndalimin e qeseve plastike.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Një nga arritjet më të mëdha ishte kur në Tiranë vendosëm pagesën për qeset plastike. Më vjen mirë që këtë vit e kemi çuar një nivel më lart: Qeveria e Edi Ramës, Ministria e Mjedisit morën vendimin për t’i ndaluar totalisht nga 1 Korriku. Vitin tjetër do jemi akoma më mirë se sivjet me ndalimin e qeseve plastike. Shumë vende, edhe më pak të zhvilluara se ne në Afrikë, kanë marrë vendime të tilla të guximshme. Kishte ardhur koha që Tirana dhe Shqipëria të jenë pararendëse kudo në Europë për t’i ndaluar përfundimisht qeset plastike”,-shtoi kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Ndërkohë, pas revolucionit të gjelbër me mbjelljen e mbi 120 mijë pemëve, Tirana është qyteti i parë në Ballkan që ka sjellë sistemin e biçikletave pa stacion “Smart Bike Sharing”, një mënyrë ekologjike dhe inovative për të lëvizur në qytet.

”Me futjen e 4 mijë biçikletave Mobike, të cilat do t’i mundësojnë çdo të riu me një kosto më të lirë sesa bileta e autobusit, të përdorë biçikletën, besoj se Tirana ka arsye për të qenë mirënjohëse. Sot është dita për t’i dhuruar dikujt një llambë LED, që kursen energji, ose një trastë, si një mënyrë për të thënë: Kur jemi bashkë, kur vendosim gjëra të guximshme, mund të bëjmë çudira për mjedisin dhe qytetin tonë”,-tha Veliaj.

Ai falenderoi të gjithë ata qytetarë të cilët i janë bashkuar nismave të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës, si mbjellja e pemëve apo marrja e automjeteve elektrike, duke ndikuar pozitivisht në një mjedis më të shëndetshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?