Dita Botërore e Sindromës Down, Kushi bashkë me Anisën: Kanë thyer barrierat në shumë fusha
Në kuadër të Ditës Botërore të Sindromës Down, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka përcjellë një mesazh sensibilizues në rrjetet e saj sociale për të kujtuar rëndësinë e kësaj dite dhe përkujdesin që duhet t’i japim njerëzve të prekur me këtë sindromë.
Nëpërmjet disa fotove me Anisën e vogël, të cilën e ka takuar gjatë një vizite në shkollën speciale “Zëra Jete” në Elbasan, Kushi nënvizon emocionet dhe dashurinë që ka marrë nga vajza e vogël duke cilësuar se “sot më shumë se kurrë, njerëzit me Sindromën Down kanë arritur të thyejnë barrierat në arsim, punësim, sporte e në shumë fusha të tjera”.
Në fund të mesazhit, Ministrja Kushi shprehet ”Kjo ditë duhet të na kujtojë të gjithëve se këta fëmijë janë super të veçantë, prandaj duhet ta gëzojmë jetën bashkë me ta dhe t’i falim sa më shumë përkujdesje e dashuri”.