Dita Botërore e Sindromës Down, Malaj: Realiteti bardhë e zi, bashkë për ti ndihmuar
21 marsi është dita Botërore e individëve më Sindromën Down. Kjo ditë e ndërgjegjësimit global është zyrtarizuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në 19 dhjetor 2011 e cila vendosi të caktojë 21 marsin si Ditën Botërore të Sindromës Down.
Deputetja e LSI-së, Nora Malaj, ka ndarë një mesazh të ndjerë për të gjithë fëmijët me Sindromën Down, në ditën botërore të kësaj sindrome. Përmes rreshtave të mesazhit, Malaj ka përcuar thirrjen që të bëhemi bashkë për tu ardhur në ndihmë 700 personave me këtë sidromë.
”Ata janë një dashuri shumë e madhe në këtë realitet që sot është bardhë e zi, por kanë nevojë për më shumë vemendje ndaj secilit prej nesh! Ndaj duhet të bëjmë shumë më shumë për ta! Për nevojat e shkollimit, për banesat sociale, për nevojën e pêrfitimit të pagesës së kujdestarisë, për rimbursimin e ilaçeve dhe për përfshirjen e jetës sociale për këto kategori!”,-shkruan deputetja e LSI-së.
Statusi i plotë i deputetes Malaj
Më shumë shërbime për fëmijët me Sidromën Dawn në Shqipëri! Sot është dita Ndërkombëtare e Fëmijëve me sidromën Down! Sot në Shqipëri jetojnë rreth 700 persona me këtë sidromë. Shumica janë fëmijë deri në moshën 15-vjeç. Sot kjo kategori e fëmijëve së bashku me familjeve të tyre kanë nevojë për vëmendje të dedikuar. Ata janë fëmijë që tê japin shumë dashuri!
Nuk e njohin gjuhën e urrejtjes! Dinë të gëzojnë e mundohen të bëhen pjesë e përfshirjes në aktivitet sociale. Ata janë një dashuri shumë e madhe në këtë realitet që sot është bardhë e zi, por kanë nevojë për më shumë vemendje ndaj secilit prej nesh! Ndaj duhet të bëjmë shumë më shumë për ta! Për nevojat e shkollimit, për banesat sociale, për nevojën e përfitimit të pagesës së kujdestarisë, për rimbursimin e ilaçeve dhe për përfshirjen e jetës sociale për këto kategori! Le të bëhemi bashkë të gjithë për të dhënë ndihmën tonë këtyre fëmijëve dhe familjarëve të tyre.
Me shumë vemendje karshi këtyre fëmijëve për shëbime të dedikuar në arsim, shëndetësi dhe politika sociale. Askush nuk zgjedh si lind, shteti dhe shoqëria ka detyrë të jap mbrojtje dhe garanci për shtetasit e tij!
KOHA JONË SONDAZH

