Dita Botërore e Sindromës Down, Manastirliu: Mbështetje për fëmijët me nevoja të veçanta nëpërmjet Fondit Social
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga ‘Special Olympics Albania’ në Elbasan, në Ditën Botërore të Sindromës Down, ku shprehu angazhimin e qeverisë dhe strukturave vendore për shtrirjen e shërbimeve në territor për fëmijët me nevoja të veçanta.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur tashmë prej vitit 2019 Fondin Social, i cili është një instrument që mbështet të gjitha bashkitë në ngritjen e shërbimeve sociale afër komunitetit.
Ne përgjatë këtyre viteve, edhe në një kohë të vështirë sikurse ishte dhe është periudha e pandemisë Covid-19, kemi mbështetur 35 projekte të bashkive dhe qarqeve për ngritjen e shërbimeve sociale, 12 prej të cilave janë projekte që mbështesin direkt shërbimet për fëmijët dhe personat në tërësi me aftësi ndryshe”, tha Manastirliu.
KOHA JONË SONDAZH

