Dita Botërore kundër SIDA-s, Manastirliu: 667 të prekur po trajtohen falas

Në Ditën Botërore Kundër Sida-s, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, përmes një postimi në facebook, shkruan se është garantuar terapia e plotë e mjekimit për çdo të prekur me HIV-AIDS.

“Edhe në këtë vit të vështirë, kemi garantuar terapinë e plotë të mjekimit për çdo të prekur me HIV-AIDS, nën kujdesin shembullor të ekipeve tona mjekësore, që nuk e kanë ndalur trajtimin për asnjë moment, pavarësisht situatës së pazakontë të epidemisë. Shqipëria vijon të ketë prevalencë të ulët, falë përpjekjeve të pareshtura për të mbajtur nën kontroll infeksionin HIV”, shkruan Manastirliu në postimin e saj.

Në Shqipëri raportohen 1387 raste me infeksionin HIV, ndërkohë që gjatë vitit 2020 deri në këtë periudhë janë raportuar 81 raste. 667 të prekur po trajtohen me terapinë me anti-retrovirale falas, kurse 65 pacientë kanë filluar terapinë me ARV këtë vit.

Postimi i minsitres Manastirliu:

Edhe në këtë vit të vështirë, kemi garantuar terapinë e plotë të mjekimit për çdo të prekur me HIV-AIDS, nën kujdesin shembullor të ekipeve tona mjekësore, që nuk e kanë ndalur trajtimin për asnjë moment, pavarësisht situatës së pazakontë të epidemisë.

Shqipëria vijon të ketë prevalencë të ulët, falë përpjekjeve të pareshtura për të mbajtur nën kontroll infeksionin HIV.

Jemi të vendosur të garantojmë shërbimin shëndetësor për këdo që ka nevojë, megjithë situatën e vështirë të epidemisë që po përballon sistemi ynë shëndetësor.

SHKARKO APP