Dita e 10-të e grevës në Ballsh, Dautaj: Do t’i drejtohemi ambasadave
Greva e urisë në Ballsh është futur këtë të mërkurë në ditën e 10-të. Ata vijojnë që të refuzojnë shërbimin shëndetësor. Njëri nga grevistët ka pasur komplikacione shëndetësore dhe është dërguar në spitalin e Ballshit. Përfaqësuesi i grevistëve, Sokol Dautaj shprehet se ata kanë humbur cdo lloj besimi, pasi nuk është mbajtur asnjë afat. Ai thekson se do se do t’i drejtohen ambasadave dhe tashmë kërkojnë të gjitha pagat që kanë pa marrë.
”Kanë thyer çdo lloj besimi me ne, kane lënë një afat dhe nuk e kanë zbatuar. Duke parë që politika nuk reagon do t’i drejtohemi ambasadave. Në qoftë se deri dje kërkuam tre pagat tashme ne kërkojmë pagat totale. Do marr rrugët e Evropës, nuk punoj më këtu sepse s’ka zgjidhje”.
Pak ditë më parë, një përfaqësi e grevisteve te Ballshit u takuan me zv. ministrin e Energjisë Ilir Bejtaj, në prani të kreut të bashkësie Mallakastër, Qerim Ismaili dhe deputetin e zonës, Ismet Beqiri.