Dita e 156 e luftës ruse, telefonata e parë e Blinken me Lavrov. Zbardhet biseda

Lufta ruse në Ukrainë është në ditën 156, dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Blinken ka deklaruar se i ka bërë presion Kremlinit të pranojë propozimin që Uashingtoni ka paraqitur për të siguruar lirimin e dy amerikanëve të arrestuar në Rusi.

“Ne patëm një bisedë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë’‘,-tha Blinken në një konferencë shtypi në Departamentin e Shtetit. “Unë i bëra presion Kremlinit të pranojë propozimin që ne bëmë për lirimin e Paul Whelan dhe Brittney Griner”.

Kurse Lavrov i sugjeroi Blinken që të dy palët të përdorin diplomaci të qetë për çështjen e shkëmbimit të të burgosurve. ”Lidhur me shkëmbimin e mundshëm të shtetasve rusë dhe amerikanë të burgosur, pala ruse sugjeroi fuqimisht një kthim në praktikën e trajtimit të kësaj në mënyrë profesionale dhe përdorimit të diplomacisë së qetë në vend të hedhjes së informacionit spekulativ”.

SHKARKO APP