Dita e 4-tër e grevës/Gratë naftëtare: Balluku s’paska as shpirt, as ndjenjë njerëzore
Në ditën e katërt të grevës, gjendja shëndetësore e naftëtarëve të Ballshit është rënduar edhe më shumë. Kushtet e këqija janë faktori kryesor. “Me ujë me sheqer tërë natën se më dhimbte koka. Ambienti është i rëndë unë jam alergjike, është shumë e vështirë”, tha një prej tyre.
Njëra prej tyre e ka kaluar natën në spital për shkak të problemeve shëndetësore. Ajo i ka bërë thirrje ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe kryeministrit Edi Rama që t’u japin një zgjidhje, pasi nuk do tw dorwzohen.
“Kam qenë pothuajse gjysmë e vdekur dje dhe një buzëqeshmje më ka kapur kamera nga zori vetëm që të më shikonin familjarët se u alarmuan, me hipertension jam e ftohur. I bëjmë thirrje në veçanti Ballukut, nuk paska as shpirt as ndjenjë njerëzore, është femër është shoqe. Edhe kryeministrit. Primarja për ne janë lekët pastaj nuk duam gjë tjetër. Nuk na kompromenton dot asnjë që të dalim nga greva. Nuk e kishim vendin këtu sot duhet të ishim në shtëpi, kjo na ka detyruar të marrim këtë akt ekstrem, vetëm nga mashtrimet”, tha ajo.