Dita e 5-të e aksionit për energjinë, arrestohen 17 persona

Po ashtu në kuadër të operacionit kombëtar 7 persona janë shpallur në kërkim pasi akuzohen gjithëashtu për vjedhjen e energjisë elektrike. Duke bërë publike të dhënat e ditës së pestë të operacionit, policia nënvizoi se mes të arrestuarve 12 prej tyre janë pronarë biznesesh.

Por veç abonentëve abuzues në pranga vijojnë të bien edhe punonjës të sistemit. Ditën e shtunë në Tiranë janë arrestuar dy faturistë dhe një elektriçist, punonjës të OSHEE.

Në total gjatë ditës janë bërë 811 ndërhyrje ku janë ndërprerë 286 lidhje të paligjshme të energjisë. Kryesimin për numrin e arrestimeve e mban Tirana me 9 persona dhe 4 në kërkim.

SHKARKO APP