Dita e Alfabetit, nesër mblidhen në Manastir 3 ministrat shqiptarë të arsimit

Në kudër të aktiviteteve për shënimin e 22 nëntorit, Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe, nesër në Manastir do të jetë së bashku ministrat e arsimit të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Muzeut të Alfabetit në Manastir Nuer Arsllani. "Të shtunën do ta vizitojnë muzeun forumet rinore të Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zit dhe disa shteteve tjera në rajon.

Do të jenë prezenët edhe ministrat e arsimit të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë ku do të zhvillojnë një takim pune këtu në godinën e Muzeut’, informoi Arsllani.

Gjatë gjithë datës 22 nëpntor, e dielë, do të ketë aktivitete të shumta në Manastir dhe jo vetëm.

SHKARKO APP