Dita e Arbëreshëve dhe Samiti i tretë i Diasporës, Konduri: Mësuesit e diasporës mblidhen në Tiranë

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka ndarë me ndjekësit në Facebook, mesazhin e Aurela Konduri mësuese e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare prej shumë vitesh në Greqi për Ditën e Arbëreshëve dhe Samitin e tretë të Diasporës.

Konduri është vlerësuar me trofeun “Shqiponja e Artë” në kategorinë “Mësoj gjuhën shqipe”.

“Samiti i tretë i Diasporës do të mbledhë në Tiranë shqiptarë nga e gjithë bota, edhe ne mësuesit e diasporës që mbajmë gjallë gjuhën, kulturën, identitetin kombëtar në vendet ku jetojmë nuk mund të mos jemi të pranishëm për të ndarë së bashku përvojat, problemet, sukseset dhe arritjet tona”,-shprehet Konduri në mesazh.

SHKARKO APP