Dita e “armëpushimit” me Covid, masat u neglizhuan në bashkitë e kuqe dhe të gjelbra

Koronavirusi nuk bëhet më pak i rrezikshëm në fundjavë, por qytetarët nga ana e tyre janë shumë herë më neglizhentë. Masat parandaluesu u shkelën masivisht në të ashtuquajaturat bashki të kuqe apo të gjelbra.

Një rast i ri me koronavirus u konfirmua, duke e çuar në 5 numrin e të prekurve në qytetin e Fierit.

E prekur me Covid 19 ështtë gruaja e farmacistit të konfirmuar më sëmundjen pak ditë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fieri është një nga 6 bashkitë e prekura nga koronavirusi që do të konsiderohen të kuqe edhe pas 11 Majit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qytetarët atje do të duhet të lëvizin sipas rregullave dhe kufizimeve në fuqi.

Ndaj të dielen e liridaljen e shfrytëzuan të gjithë.

Nga fëmijët tek të moshuarit ishin në rrugë e parqe.

Masat mbrojtëse dhe rregullat e distancimit ishin neglizhuar edhe pse qytetarët flasin për rritje të ndërgjegjësimit për rrezikun e sëmundjes.

Një ditë para se ti bashkohet qyteteve të gjelbra, në Elbasan masat anti-Covid u shkelen masivisht.

Pa zbatuar orare e duke neglizhuar masat, në rrugë ishin të gjitha moshat.

Lehtësimin e masave e konsiderojnë të vonuar.

Por janë të vetëdijshëm se rreziku nuk ka ikur.

Kjo e dielë ndërkohë ishte e fundit me ndalim lëvizje për vajzat e djemtë mbi 14 vjeç. /Ora News

Ora News - Dita e “armëpushimit” me Covid, masat u neglizhuan në bashkitë e kuqe dhe të gjelbra

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?