Dita e Dëshmorëve të Turqisë përkujtohet në Shkodër
Ambasada turke në Tiranë njofton se më 18 mars 2018 do të organizohet Programi “Dita Përkujtimore e Dëshmorëve të 18 Marsit”. “Në këtë aktivitet do të marrin pjesë Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë Ahmet YÖRÜK, autoriteteve zyrtare shqiptare, gjithë personelit të Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, familjeve të ushtarëve shqiptarë të rënë dëshmorë në Betejën e Çanakkalasë dhe banorëve të nderuar të Shkodrës”,- njofton Ambasada Turke.
“Programi do të fillojë me vendosjen e kurorave në Monumentin e Hasan Riza Pashës, në qendër të Shkodrës, për nder të kujtimit të të gjithë dëshmorëve tanë të rënë në Luftën Ballkanike, Betejën e Çanakkalasë, Luftën Çlirimtare, si dhe në ngjarjet e 15 Korrikut 2016, operacionin “Mburoja e Firatit” dhe operacionin “Dega e Ullirit”. Më pas në sallën e konferencave të Institutit “Junus Emre” në Shkodër do të ketë përshëndetje nga pjesëmarrësit, lexim të pjesëve nga Kurani i Madhërueshëm, këndim të lutjeve për shpirtrat e të gjithë dëshmorëve dhe shfaqje filmash ku tregohet për rëndësinë e 18 Marsit”,- bën të ditur Ambasada.
Pas ceremonisë do të përurohet hapja e ekspozitës “Çanakkala 1915” me të dhëna, dokumente dhe fotografi nga Arkivat Shtetërore pranë Kryeministrisë së Turqisë. Më 19 mars 2018, në kuadrin e Programit “Dita Përkujtimore e Dëshmorëve të 18 Marsit” në kinemanë “Millenium” në Shkodër do të shfaqet dokumentari për Çanakkalanë.
KOHA JONË SONDAZH

