Dita e dytë/ Kotzias pas pak në Katedralen e Korçës dhe në konsullatën greke

Plot 150 punonjës policie do të qëndronë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e bisedimeve mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë e Greqisë që vijojnë prej ditës së djeshme në qytetin e Korçës.

Bisedimet po mbahen në një hotel të vogël privat që është vendosur në dispozicion të dy delegacioneve

ndërsa gazetarja e Ora Neës Lediona Dervishaj ka mësuar dhe axhendën e vizitave të ministrit grek në Korçë

Swiss Digital Desktop Reklama

Në  orën 12:00  Kotzias do të vizitojë Katedaralen e Korçës, më pas do të bëjë një vizitë tek Mësonjëtorja dhe më pas tek Konsullata greke

Swiss Digital Mobile Reklama

Në orët e pasdites ministri do të vizitojë muzeun ikonografik dhe më pas do të marrë pjesë në koncertin e grupit Liria tek muzeu Bratko

Besohet se temë diskutimi në bisedimet e sotme mes Bushatit e Kotzias është çështja çame dhe minoritetet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?