Dita e Europës, bashkia mbush Tiranën me flamujt e vendeve të Unionit (FOTO)
Dita e Europës ka sjellë një atmosferë ndryshe sot në Tiranë. Bashkia ka dekoruar qytetin, institucionet, por dhe Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshin “Skënderbej” me flamujt shumëngjyrësh të vendeve që janë pjesë e unionit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar në rrjetet sociale edhe fotot që kanë mbuluar qytetin në këtë ditë të shënuar së bashku me urimin për më shumë paqe dhe unitet. “Dita e Evropës! Paqe dhe unitet! Gëzuar familja e madhe”,- shkruan Veliaj.