Dita e Europës, PDIU: Jo vetëm festë, të shërbejë për anëtarësimin në BE

Në Ditën e Europës, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet i tërheq vëmendjen klasës politike që kjo ditë nuk duhet të jetë vetë ditë feste, por simbolika e saj të shërbejë për bashkëpunim në mënyrë që të arrihet sa më shpejt anëtarësimi në Bashkimin Europian.

“9 maji, Dita e Evropës dhe përvjetori i Deklaratës së Shumanit, hodhi themelet e një kontinenti të bashkuar në paqe dhe harmoni.

Kjo ditë le të shërbejë, jo vetëm për të festuar, por për të reflektuar mbi përpjekjet, për të përmbushur aspiratën e kombit shqiptarë, anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Që prej 1990-së, ëndrra e shqiptarëve ka qenë anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo ditë simbolizon vlerat universale të lirisë dhe demokracisë, e kanë gjetur zbatim si asnjëherë më parë të drejtat themelore të njeriut, si e drejta e pronës, e lëvizjes së lirë, që janë në themel të rrugëtimit të PDIU-së, në përpjekje për zgjidhjen e çështjes çame”- thuhet në deklaratën e PDIU-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?