Dita e fundit në Kuvend, Spartak Braho: S’kam asnjë peng. Detyrim kisha shmangien e Berishës nga politika, e arrita!

Deputeti i PS-së, Spartak Braho deklaron se nuk i ka mbetur asnjë peng në Kuvend, ndërsa thekson se kishte detyrim që ish-kryeministri Sali Berisha të shmangej nga politika dhe këtë e arriti.

Pavarësisht se Berisha ka marrë mandat në Tiranë, Braho thotë se nuk do të jetë në Kuvend.

Besoj se e kam plotësuar në masën më të madhe. Nuk kam asnjë peng. Përderisa një detyrim që kisha që Sali Berisha të shmangej nga politika, këtë e arritëm tani besoj se politika do ecë në rrugë të mbarë. Nuk besoj se do jetë Berisha në parlament. Nuk mund ta paragjykoj parlamentin e ri përsa kohë janë ato djem dhe vajza që ne i njohim dhe i kemi punuar me duart tona”, tha Braho.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket Mimi Kodhelit dhe Pandeli Majkos e disa figurave të tjera të PS që s’do të jenë në mandatin e ardhshëm, Braho u përgjigj se ata nuk duhej të ishin eleminuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk duhet të ishin eliminuar as Mimi dhe as Pandeliu pasi punuam në një sistem që kishte defekt serioz” – u shpreh socialisti.

Ndërsa vendimin më të rëndësishëm të parlamentit ka cilësuar nismën për shkarkimin e Metës.

Shkarkimi i Presidentit”,- u përgjigj Braho.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?