Dita e Jetimëve, Manastirliu: Edukatoret do të testohen
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri një vizitë sot në Shtëpinë e Foshnjes në Tiranë, në ditën ndërkombëtare të jetimëve. Duke u ndalur te rëndësia e standardeve të qendrave të përkujdesit, Ministrja Manastirliu tha se do të nisë një program kombëtar për transformimin e qendrave të përkujdesit.
“Po vlerësojmë gjendjen e të gjithë fëmijëve në institucione, edukatoret do të testohen dhe standardet e qendrave të përkujdesit social do të rishikohen, në mënyre që të parandalojmë çdo fenomen abuziv dhe të garantojmë trajtimin maksimal, në interesin më të lartë të fëmijëve.
Do të ndermarim nje vleresim ne nivel kombetar te cdo femije ne institucionet e perkujdesit, qofshin keto qendrore apo lokale. Per ne ka rendesi qe cdo femije te trajtohet me kujdes maksimal nga punonjesit e perkujdesit social nga veriu ne jug te vendit. Per këtë arsye po rishikojmë standartet e qendrave të përkujdesit.
Sigurisht standartet në çdo institucion të përkujdesit janë të rëndësishme por politikat tona janë rë orientuara deinstitucionalizimi, me synim që çdo fëmijë të ketë një familje. Ndaj po punojmë për të fuqizuar familjet në mënyrë fëmijët të kenë mundësi te kthehen në familjen biologjike, për të nxitur dhe mbështetur familjet kujdestare dhe për të lehtësuar procedurat e biresimit”, tha Manastirliu.
Në institucionet e përkujdesit social në të gjithë vendin trajtohen 199 fëmijë, ndërsa gjatë vitit te fundit janë kthyer në familje biologjike 32 fëmijë dhe janë birësuar 18 fëmijë.
KOHA JONË SONDAZH

