Dita e Kushtetutës, Ruçi mesazh urimi kryeparlamentarit të Danimarkës

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një letër urimi Presidentit të Parlamentit të Danimarkës, Henrik Dam Kristensen, me rastin e 5 qershorit, Ditës së Kushtetutës.

Ruçi theksoi se për fat të mirë, Shqipëria dhe Damimarka patën pasoja jo të rënda nga pandemia e koronavirusit dhe po dalin nga kjo situatë.

“Nënshkrimi dhe shpallja e Kushtetutës më 5 qershor 1849 ishte një ngjarje e madhe historike për sistemin demokratik, emancipimin politik e shoqëror dhe të ardhmen e popullit mik danez. Në Kushtetutën e shpallur më 5 qershor 1953 u zgjeruan edhe më shumë të drejtat civile dhe private të qytetarëve.

Përfitoj nga ky rast për t’ju falënderuar që Danimarka iu bashkua vendimit të Këshillit Europian të 25 marsit 2020, për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Siç edhe diskutuam gjatë takimit tonë në Strasbourg në tetor të viti të kaluar, avancimi i arritjeve të Shqipërisë në reformat integruese është një investim për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. Për fat të mirë, Shqipëria dhe Damimarka patën pasoja jo të rënda nga pandemia e koronavirusit dhe po dalin nga kjo situatë. Të njëjtën urojmë edhe për popujt e tjerë të botës. Shpresoj që bashkëpunimi ynë të rifillojë së shpejti dhe kam kënaqësinë t’ju ftoj për një vizitë zyrtare në Shqipëri, në një kohë të përshtatshme për Ju.”, shkruan kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

SHKARKO APP