“Dita e Mësuesit”, ministrja Shahini uron me video

Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini ka uruar të gjithë mësuesit për festën e 7 Marsit. Në falënderimin e ministres Shahini, vend të veçantë kishin mësuesit ndihmës, të cilët iu shërbejnë fëmijëve me nevoja të veçanta.

Ministrja kishte edhe një mesazh për mësuesit e gjimnazeve dhe sfidat që ata kanë për të përgatitur maturantët në provimet e maturës.

Mesazhi i plotë:
Të dashur mësues! Ne zakonisht ju drejtohemi ose për ndonjë njoftim për ndonjë nismë të re ose ndonjë kërkesë, kryesisht për zbatimin e nismave që kemi marrë. Por sot është ndryshe. Po ju drejtohemi thjesht për t’ju falënderuar për punën që e bëni me përkushtim dhe për sakrificën e madhe dhe të përditshme që bëni për arsimimin e brezave të rinj. Dua veçanërisht të falënderoj mësuesit e kalesave kolektive. Punoni në kushte të vështira me nxënës të moshave të ndryshme duke u munduar dhe përpjekur që ju jepni më të mirën nga ju dhe më të mirën nga arsimi shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dua të falënderoj mësuesit ndihmës, që luajnë një rol të jashtëzakonshme në jetën e fëmijëve me nevoja të veçanta, të cilët në duam që të arrijnë potencialin e vet maksimal brenda sistemit arsimor shqiptar. Dhe një falënderim të veçantë për mësuesit e gjimnazeve. Sivjet, ashtu si çdo vit tjetër keni punë me maturantë të menaxhoni ankthin e tyre jo vetëm për testin e maturës, por edhe për të ardhmen e tyre. Një falënderim i veçantë për ju dhe gëzuar 7 Marsin!

Swiss Digital Mobile Reklama
“Dita e Mësuesit”, Besa Shahini uron me video 7 Marsin

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?