Dita e parë e 2022, Tirana “e boshatisur”
Dita e parë e 2022, e gjen Tiranën në gjumë. Ndryshe nga çdo ditë e zakonshme. Shumë qytetarë zgjodhën të festojnë deri në orët e vona të mëngjesit, ndërkohë që duket se ende nuk kanë nisur vizitat tek shtëpitë e njëri-tjetrit, ndoshta ndikuar edhe nga pandemia.
Edhe pse pati shumë fishekzjarre, që ishin të ndaluar me ligj, apo grumbullime të mëdha njerëzish, panorama që ofronte kryeqyteti ishte e pastër.
Ndërkohë përveç lokaleve, të cilat kishin një freukuentim të ulët, pothuajse të gjithë bizneset e natyrave të tjera ishin me qepena ulur.