Dita e parë e mbylljes së 215 gjimnazeve, mësimi kalon online

Pasi Komiteti Teknik i Ekspertëve mori disa masa, duke nisur nga kjo e enjte e për 2 javët në vazhdim, shkollat e mesme në 10 qytete të vendit që kanë një numër të lartë të prekjeve nga Covid-19, do të qëndrojnë të mbyllura.

”Shkollat e mesme në Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamzë kalojnë online. Kemi 215 gjimnaze publike dhe jopublike me rreth 48 mijë nxënës, pothuajse 50% e nxënësve të arsimit të mesëm”, thotë Fiqiri Çifligu, përgjegjës sektori në Drejtorinë e Arsimit Parauniversitar.

Mësimi do të vijojë përmes platformave online. “Përmes Akademi.al apo platformave të tjera funksionale. Do të jetë edhe kanali Youtube i MSR dhe RTSH shkolla ku janë regjistruar video njëkohësisht me programin që duhet të zbatonte shkolla në mjedise fizike”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?