Dita e Pavarësisë, Soreca: BE qëndron pranë popullit shqiptar!

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka uruar Shqipërinë për ditën e Pavarësisë.

Ai ka zgjedhur të kujtojë të gjithë personat që kanë humbur jetën nga koronavirusi dhe sakrificën e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Këtë vit ne u bëjmë nderime shqiptarëve që humbën betejën e tyre kundër COVID19 dhe sakrificës së mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që janë në vijën e frontit çdo ditë. BE qëndron pranë popullit shqiptar” – shkruan Soreca.

SHKARKO APP