Dita e Pavarësisë, Soreca: Jemi krenarë që ju mbështesim në rrugën drejt BE-së
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca ka shprehur urimin e tij për 109-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Ai tha se BE është krenare që mbështet vendin tonë në rrugën drejt anëtarësimit në familjen e BE-së. Ambasadori e ka shkruar mesazhin e tij në gjuhën shqipe.
2/2 Sot ne i bashkohemi qytetarëve 🇦🇱 në festën e 109-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë!
Ne jemi krenarë që ju mbështesim në rrugën tuaj drejt anëtarësimit në familjen e #BE-së 🇪🇺.
Gëzuar 28 Nëntorin, gëzuar ditëlindjen #Shqipëri 🇦🇱!— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) November 28, 2021