Dita e pestë e grevës, një naftëtar dërgohet me urgjencë në spital

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e një grevisti në Ballsh. Prej pesë ditësh 10 persona janë futur në grevë urie deri në plotësimin e kushteve të tyre nga Uzina e Naftëtarëve në Ballsh.

Mësohet grevisti që është ndjerë keq këtë mëngjes është Aleksandër Mejdani. Grevisti është shoqëruar në ambientet e spitalit me makinë private, pasi deri sot në ditën e pestë ata nuk kanë pranuar të kenë mjekë në ambientet e godinës ku po zhvillohet greva.

Dhjetë grevistët në grevë janë 9 punonjës të rafinerisë së naftës në Ballsh dhe njëri ish-punonjës i Staionit elektrik i Poçemit, i cili doli doli i papunë që në shkurt, pasi bashkë me 6 kolegë të tjerë hynë në grevë urie dhe nuk u rimorën më në punë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Naftëtarët kërkojnë të marrin pagat e prapambetura, më shumë se 20 të tilla dhe nënshkrimin e kontratave të reja për rifillimin e punës. Greva po zhvilllohet në mjediset e Qëndrës Shëndetësore të Uzinës së Përpunimit të thellë të naftës në Ballsh.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?