Dita e Pyjeve, ministri Klosi na jep 11 fakte (VIDEO)

21 Marsi është Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, dhe për këtë ministri i Mjedisit dhe Turizimit, Blendi Klosi ka shpërndarë në rrjetin social facebook, një video me disa mesazhe. ”Pyjet dhe pemët, janë aset i çmuar i natyrës! Më 21 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve, mbill një pemë në vendin ku jeton dhe punon!”,-shkruan krahas video-s, ministri Klosi. Nga ana tjetër, Klosi ka zbzuluar se nesër në liqenin e Gramshit, do të mbidhet pema e 1 miliontë.

Mesazhet

Pyjet dhe pemët, ulin efektin nga ndryshimet klimatike
Freskojnë temperaturën me 8 gradë
Reduktojnë 30% përdorimin e kondicionerit
Pastrues të shkëlqyer të ajrit
Reduktojnë ndotjet akustike
Burim ushqimi për komunitetin
Pastrojnë ujërat
Pemët gjenerojnë turizimin
Shtojnë punësimin
Përmirësojnë shëndetin fizik dhe mendor
Socializojnë njerëzit

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?