Dita e tretë e shtetrrethimit, reshjet e shiut pakësuan lëvizjen
Shtetrrethimi në ditën e tretë i ngjau atyre paraardhëse. Qytetarët vijuan lëvizjet e tyre në këmbë ose me biçikletë, dhe u deshën reshjet e shiut, që lëvizja të minimizohej disi.
E diela, dita e fundit e shtetrrethimit nisi me lëvizje qytetarësh dhe automjetesh të autorizuara në rrugët e kryeqytetit.
Të shumtë, vijuan të ishin ata që sërish, nuk i janë përgigjur thirrjes për të qëndruar në shtëpi.
Vendosja e efektivëve të policisë për të mos lejuar hyrjen te Liqeni Artificial nuk u prit mirë nga disa qytetarë.
Të moshuarit, vijuan të kryesonin në listën e personave që nuk qëndruan në shtëpi.
U deshën reshjet intensive të shiut, që lëvizja të pakësohej disi.
Qarkullimi i automjeteve në kryeqytet do të hapet në orën 12 të mesnatës deri në 8 të mëngjesit, për tu rihapur më pas nga ora 16 deri në 17, në mënyrë që lëvizja e qytetarëve të jetë e kontrolluar.