Dita e Verës në Elbasan, mbahet Panairi i Artit dhe i Zejeve

Në prag të Ditës së Verës, nxënësit dhe mësuesit e 30 shkollave “Qendër Komunitare” të bashkisë Elbasan organizuan Panairin e Artit dhe Zejeve. Secila shkollë ekspozoi traditat dhe kulturat e zonës me qëllim ruajtjen dhe promovimin e tyre brez pas brezi.Ndonëse në pamje të parë fragmente të tilla na kthejnë vite pas në fund na kujtojnë vlerat kulturore dhe traditën unike shqiptare. Vetë të rinjtë përçuan mesazhin e ruajtjes së traditës një amanet i pashkruar nga të parët.
Panairi i Artit dhe Zejeve për të dytin vit me radhë mbështetet nga Zyra Arsimore. Drejtorja e saj Vesa Llanaj Liço pohoi se aktivitete të tilla i bëjnë fëmijët të njohin identitetin kombëtar traditat dhe trashëgiminë kulturore edhe në të përditshmen e tyre.
Prej më shumë se një jave në Elbasan janë duke u zhvilluar një mori aktivitetesh në kuadër të festimeve të Ditës së Verës, ndërsa festimet kulmojnë më datë 14 mars.

SHKARKO APP